Aktualitet

Vërtetimi që ke bërë vaksinën anti-Covid do merret në e-Albania. A do na duhet për të udhëtuar jashtë?  

Vërtetimi që ke bërë vaksinën anti-Covid do merret

Nuk dihet ende nëse certifikata e vaksinimit do të shërbejë dhe si dritë e gjelbër për kalimin e kufijve dhe udhëtimet jashtë vendit. Shumë biznese nëpër botë kryesisht në Amerikë janë shprehur pro, Spanja ndërkohë do mbajë një regjistër për të gjithë ata që nuk pranojnë ta bëjnë.

Por mes debatit që vaksina nuk është me detyrim dhe dyshimeve nëse një i vaksinuar nuk e transmeton virusn, në Shqipëri të gjithë ata që vaksinohen do marrin vërtetimin. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vaksina nuk do jetë me detyrim për askënd, por vërtetimi për ata që e bëjnë do të merret përmes e-Albania: Do merret përmes një kodi të skanuar.

Manastirliu nga Opinion tha:

Përmes e-albania merret vërtetimi se është bërë vaksina, doza e parë. Vërtetimi merret përmes një kodi të skanuar nëpërmjet e-albania. Vaksina nuk do jetë me detyrim.

Për të udhëtuar jashtë, vendt që kanë të përcaktuar të kryhet testi PCR duhet të bëhet testi. Por ende nuk ka një vendim për pasaportë të vaksinës që mundëson kalimin në një tjetër shtet.

Ne do të pajisemi me ndonjë dokument për udhëtim?

Ministrja Manastirliu: Po, ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë.

Dhe ky do të shërbejë për udhëtimet jashtë? Çfarë dokumenti do të marrim se mund të jetë një dokument lehtësisht i falsifikueshëm?

Ministrja Manastirliu: Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania. Çdo qytetar do të ketë kodin unik të skanuar.

*Tiranapost.al.