Aktualitet

Veshja e Ramës që u komentua në rrjet: A kishte jelek antiplumb gjatë vizitës në Prishtinë?

Veshja e Ramës që u komentua në rrjet: A kishte jelek antiplumb

Veshja e kryeministri Rama gjatë takimeve zyrtare në Prishtinë një ditë më parë u komentua në rrjet dhe në media. Ndërsa sot gjatë konferencës për shtyp me gazetarët në Prishtinë, një prej pyetjeve lidhej me paraqitjen e kryeministri një ditë më parë: Nëse kishte mbajtur jelek antiplumb.

Veshja e Ramës që u komentua në rrjet: A kishte jelek antiplumb

“Dje nuk ua provoj dot, për sot ua kisha provuar me qejf. E dini që nuk e kam problem trupin tim. E kam provuar në kohë të padyshimta. Këto janë nivele, më leni kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj nga këto, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut, të lutem, se na duhet edhe Saliu në këtë betejë, nuk dua të kem edhe me Saliun asnjë replikë. Unë antiplumb?! Ç’është ky muhabet”, u përgjigj Rama.

Ai ndodhet për një vizitë dyditore në Prishtinë lidhur me aktakuzën për krime lufte ndaj presidentit Thaçi dhe ish-kreyparlamentarit Veseli.