Aktualitet

Veshje false Valentino dhe ora false Rolex, Guardia di Finanza zbulon mallin e dërguar nga Shqipëria

Veshje false Valentino dhe ora false Rolex, Guardia di Finanza zbulon mallin e

Veshje dhe ora të falsifikuara, të prodhuara në Shqipëri, u gjetën në portin e Brindizit, në Itali. Sipas medias lokale, Guardia di Finanza zbuloi një ngarkesë të madhe me rroba pune të zbarkuar në një kamion, në të cilën shkruhej se ishte mall nga Shqipëria, ndërsa mbante etiketën ‘Made in Italy’, pavarësisht se dokumentacioni që e shoqëronte shkruante se ishte me origjinë shqiptare.

Në një automjet të tonazhit të rëndë, i nisur nga Shqipëria, thuhej se gjendeshin 1350 komplete pune. Por nga kontrolli tek ngarkesat u gjetën të fshehura rreth 10 mijë shaje e 23 mijë dorashka të falsifikuara ‘Valentinp’, si dhe 10 mijë palë atlete të falsifikuara ‘Converse’. Ekspertët dolën në përfundimin se malli ishte i falsifikuar dhe jo origjinal.

Një operacion i mëtejshëm, i kryer gjatë kontrolleve të pasagjerëve gjatë fazave të zbarkimit të një anijeje që vinte nga Shqipëria, u gjet një pako e braktisur me 6 orë Rolex të falsifikuara, të pajisura gjithashtu me çertifikata garancie, gjithashtu false.

Ngarkesat iu nënshtruan konfiskimit kriminal, për veprën penale të importimit të produkteve që kanë etiketa të rreme. Drejtuesi i automjetit dhe kompania e prodhimit të këtyre veshjeve në Shqipëri janë denoncuar nga Autoritetet Gjyqësore italiane duke i akuzuar për importim mallrash të falsifikuara e tregues false i origjinës së prodhimit.

Ndërsa në rastin e orëve Rolex është bërë një denoncim ndaj personave të panjohur me akuzën e futjes e tregtimit në territorin italian të mallrave kontrabandë e me marka të falsifikuara.