Aktualitet

Vetëdorëzohet në polici Marjus Dema, vrau shokun mbrëmë në lokalin në Tiranë

Vetëdorëzohet në polici Marjus Dema, vrau shokun mbrëmë

Është vetëdorëzuar në polici Marjus Dema, autori i vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në ambientet e jashtme të një lokali në Tiranë, pranë Rrugës 5 Maji.

Marjus Dema dhe Mehmet Qema ndodheshin në një tavolinë me disa persona të tjerë. Pas një debati mes tyre Marjus Dema ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar. Për shkak të plagëve ai ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.

Mësohet se bashkë me Marjus Demën është vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, i cili gjithashtu ndodhej në lokal me shokët e tjerë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona, ku shumica janë miq të tyre të cilët ishin të pranishëm në ngjarje.

Vetëdorëzohet në polici Marjus Dema, vrau shokun mbrëmë

Pritet që dëshmitë e tyre dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, ngjarja të zbardhet e plotë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:

Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

*Tiranapost.al.