Aktualitet

Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, Pastori Akil Pano: Individët me kostum që u shkonin në shtëpi mund të jenë nga Kisha Satanike

Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, Pastori Akil Pano:

Në Shqipëri ekziston Kisha Satanike, që ka si bazë adhurimin e Djallit, dhe pastori i Kishës Ungjillore, Akil Pano, shprehet se mund të jetë ky sekt që fshihet pas tragjedisë së Kombinatit, ku u gjetën në banesë të vetëflijuara nënë e bijë.

Sipas pastorit, individët me kostum që janë parë të hynë në shtëpinë e familjes Josifi mund të jenë pjesë e tyre, por e vërteta do të zbardhet evtëm nga hetimet.

"Ka sekte satanike dhe në Shqipëri dhe janë sekte të mirë të organizuara dhe ka edhe Kisha e Satanit dhe ka individë që priren të besojnë në pushtetin e errësirës dhe në rrugëtimin e tyre janë gati të jetë shërbëtorë të devotshëm të asaj dogme. Ka edhe në vendin tonë, ka edhe sekte dhe kulte që nuk janë njohur zyrtarisht dhe veprimtarinë e tyre e kanë të fshehtë dhe është e pamundur që të shkohet përtej. Janë dhënë informacione se ka pasur individë me kostum që kanë hyrë në shtëpinë e tyre vetëm të presim që këto të vërteta të zbardhen. Kemi të bëjmë me praktika okulte demonizimi, praktika që na fusin brenda një bote shumë të errët që është vështirë për një person normal që të hyjë në këtë botë", tha Pano për “Report TV”.

Për ritualin e bërë nga Zhaneta dhe Blerta, që kishin lyer për 15 muaj me radhë motrën me vaj dhe uthull, Pano thotë se nuk ekzistojnë në besimin e krishterë, por ka të bëjë me një kulturë pagane.

"Vrasja është njëlloj si vetëvrasja. Shihet drejt mëkatit të pafalshëm se nuk i jep mundësinë e rrëfimit për mëkatet. E dënon vetëvrasjen, nuk e ka në praktikë ritualin e ringjalljes. Nuk kemi të bëjmë me praktikën e besimit të krishterë, lidhet me një kulturë pagane dhe krishterimi është i qartë, vetëm një herë në vit festohet ringjallja", u shpreh Pano.