Aktualitet

Vetëm ata që e kanë kaluar e dinë se çfarë është Covidi. Rama poston videon e ish pacientit te Shefqet Ndroqi, mesazhi për mjekët

Vetëm ata që e kanë kaluar e dinë se çfarë

Ka fituar betejën me koronavirusin dhe shfaqet në një video të postuar nga kryeministri Rama. Ish pacienti i spitalit Covid Shefqet Ndroqi Petrit Meçai rrëfen luftën ndaj virusit, simptomat që përjetoi, ndjesinë pas shërimit sikur ka rilindur dhe një apel për qytetarët që tu binden rekomandimeve të mjekëve. Ai është një ndër pacientët që thotë se shkoi me urgjencë në spital dhe u shtrua në 1 të natës.

Petrit Meçani: 

 “Pata bllokim në frymëmarrje dhe dobësim të përgjithshëm. Shkova në spitali Shefqet Ndroqi në Urgjencë. Jam shtruar rreth orës 1 të natës. Menjëherë më kanë shtruar. I gjithë personeli ishin jashtëzakonisht të afërt, njerëzor. Ata që e kanë kaluar këtë eksperiencë të hidhur, vetëm ata e dinë, se çfarë është Covidi. Njerëzit duhet të binden nga ajo që thonë specialistët, nga ajo që thonë mjekët.

Njerëzit janë të parët që duhet të ndërgjegjësohen se zbatimi i  masave mbrojtëse është i domosdoshëm. Kur e kujtoj periudhën time në spital nuk mund të lë pa falenderuar mjekë dhe infermierë. Falë mjekëve unë sot jetoj një jetë të dytë. Unë sot e kam jetën vetëm prej tyre”.

*Tiranapost.al.