Aktualitet

Vetëvrasjet në spitalet Covid, dy pistat ku po heton Prokuroria dhe zbardhja e një prej rasteve

Vetëvrasjet në spitalet Covid, dy pistat ku po heton Prokuroria dhe

Sot pacienti numër 5 me Covid është hedhur nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’, një ngjarje e rëndë e cila nisi në të njëjtin spital në muajin gusht. Prokuroria e Tiranës ka nisur prej javësh hetimet për të konstatuar nëse ka ekzistencë të veprave penale dhe persona përgjegjës për to.

Për një prej ngjarjeve është vendosur mosfillim i çështjes penale, ndërsa për katër ngjarjet e tjera vijojnë verifikimet. Sipas A2 hetimi po ndodh në dy drejtime, nëse janë konsumuar veprat penale “shtyrja në vetëvrasje” dhe “mjekim i pakujdesshëm”. Në këtë mënyrë, prokurorët raportohet se po verifikojnë nëse ka pasur neglizhencë apo gabime nga mjekët gjatë kurimit të tyre në spitalet COVID, apo nëse viktimat janë përballur me ndonjë sjellje jonjerëzore, që mund të kenë çuar drejt aktit ekstrem.

Rasti për të cilin nuk ka hetim

Vendimi për të mos nisur hetimet për një prej rasteve u bazua tek deklarimet e mjekëve, të cilët ishin shprehur se pacienti ishte shfaqur agresiv dhe i dhunshëm ndaj stafit mjekësor dhe se hiqte aparaturën e frymëmarrjes. Për këtë arsye, stafi vendosi ta veçonte në një dhomë pa pacientë të tjerë dhe pa ballkon, si edhe i kishin lidhur duart me fasho. Por pacienti kreu aktin ekstrem në momentin që infermierja u largua për të kërkuar ndihmën e kolegëve për qetësimin e tij, sipas deklaratave të stafit mjekësor.