Aktualitet

Vettingu heq nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Dritan Peka

Vettingu heq nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të

Kryeprokurori i Apelit në Tiranë, Dritan Peka, u shkarkua nga detyra pasi nuk kaloi procesin e Vettingu-t.

Më herë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e kishte konfirmuar në shkallën e parë, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se Peka nuk i plotësonte kushtet për konfirmimin në detyrë dhe kërkoi shkarkimin e tij.

Vettingu heq nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të

Në seancën e sotme, pas verifikimeve të kryera KPA vendosi që ta shkarkojë nga detyra.

Peka ishte drejtues në Prokurorinë e Apelit Shkalla e Parë në Tiranë prej vitit 2015.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës.