Aktualitet

Vettingu shkarkon nga detyra Fatmira Hajdarin

Vettingu shkarkon nga detyra Fatmira Hajdarin

Komisioni i pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të shkarkojë sot nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari. Kjo e fundit u akuzua për fshehje pasurie.

KKP arriti në përfundimin se: Fatmira Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015. “887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën e Vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total. Ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting”.

Vetë Fatmira Hajdari ka thënë për mediat: "Vendim i pritshëm.

Kurse avokati i Fatmira Hajdarit, Maks Haxhia është shprehur për mediat: "Nuk ishte i ligjshëm vendimi dhe do ta apelojmë. Këta nuk po pyesin për ligj xhanëm se Kushtetuta e ka, aneksi i Kushtetutës deri në dyfishin e pasurisë por këta nuk e kanë respektuar asnjëherë. Këta kanë listat dhe po pastrojnë".