Victor Ambros dhe Gary Ruvkun fitojnë çmimin Nobel për mjekësi për zbulimin e mikroRNA
E Hënë 7 Tetor 2024, 12:25
TiranaPost
Çmimi Nobel në mjekësi 2024 u është dhënë dy shkencëtarëve amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për punën e tyre në mikroARN. Komiteti i Çmimit Nobel në Suedi vlerësoi punën novatore të biologëve amerikanë, për të cilin tha se zbuloi një dimension krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve.
Puna e tyre ndihmon në shpjegimin se si funksionojnë gjenet tona brenda trupit të njeriut dhe se si kjo krijon indet e ndryshme të trupit të njeriut.
Çmimi Nobel 2024 në fizikë do të shpallet të martën, pasuar nga çmimi i kimisë të mërkurën.