Aktualitet

Video/ Prostitucion në dy hotele, arrestohen pronarët dhe pesë vajza

Video/ Prostitucion në dy hotele, arrestohen pronarët dhe pesë

Pronarët e 2 hoteleve dhe pesë vajza u arrestuan për shfrytëzim prostitucioni dhe prostitucion. Po ashtu gjatë aksionit, u arrestua edhe një klient, i cili u kap gjatë kohës që kryente marrëdhënie seksuale me një prej vajzave.

Policia e Kavajës e kreu operacionin pas 7 muajsh hetime, ndërsa dy pronarët e arrestuar janë B. Gj., 61 vjeç dhe F. H., 58 vjeç. Ata zotëronin nga një hotel në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë. Ata akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të ambienteve për kryerjen e këtij aktiviteti. Mbi vajzat e arrestuara rëndon akuza e prostitucionit.

“Gjithashtu u arrestua në flagrancë R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë”, njofton policia.