Video/ 15 vjeçari që u dhunua nga polici: Iu thashë se kisha humbur rrugën...
Punonjësi i Policisë që u filmua teksa qëllonte një 15 vjeçar është pezulluar nga detyra, ndërsa për kolegët e tij që e dërguan në komisariat po hetohen për veprimet e tyrë.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme pranë Parkut të Liqenit, ku 15 vjeçari me emrin Sarandi Çobo po lëvizte me biçikletë, por jashtë orarit të lejuar kur u ndalua nga policët.
Ai ka dhënë në intervistë ku ka treguar versionin e tij të ngjarjes:
“Dola xhiro nga liqeni me shokun tim. Kur u përballa me policinë iu thashë se kisha humbur rrugën, dhe në momentin që më ndaluan kisha frikë se mos më merrnin biçikletën se nuk ishte e imja. Jam shumë i hutuar dhe nuk mbaj mend shumë gjëra”.
Por policët nuk e kanë besuar dhe përveç gjobës njëri prej tyre siç shihet në video e ka goditur. Ndërsa nëna e adoleshentit kërkon drejtësi dhe thotë se veprimet e policëve janë të patolerueshme.
Parku i Liqenit tashmë është nën mbikëqyrjen e policëve, pasi shumë nejrëz kanë shkuar atje edhe pas orës 17:30.
Videoja ku polici dhuon 15 vjeçarin:
Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili shkruan: