Aktualitet

Video/ Duma në takim me gratë e LDG thotë që në inbox merr vetëm këngë e lule, Basha: Mi nis dhe mua se më çojnë vetëm grushte, flakë e zjarr

Video/ Duma në takim me gratë e LDG thotë që në inbox

Në takimin e sotëm me anëtaret e LDG, Basha dhe Duma, shkembyen disa batuta që shkaktuan të qeshura te të pranishmit.

Në një moment Duma tha që nga njëra zonjë merr vetëm pozitivitet, këngë e lulje.

Basha ndërkohë tha më mirë me këngë e lule se në inboxin e tij merr vetëm grushte, flakë e zjarr.

“Fato në ditët e vështira nuk më shkruan në inbox, më con këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, nuk bën asnjë koment, më ccon në inbox o një këngë të vjetër, o dicka klasike, ose lule, kjo është të thuash ta përballosh, gjithmonë situatën. Vetem na jep pozitivitet.” U shpreh Duma.

“Mi nis edhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më vetëm cojnë grushte, flakë, zjarr. Po më mirë me lule dhe me këngë.” tha Basha.