Aktualitet

Video/ E provova vetë se ç’do të thotë të kalosh Covid në formë të rëndë! Silva Bino i drejtohet skeptikëve

Video/ E provova vetë se ç’do të thotë të

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, i drejtohet skeptikëve që dyshojnë për ekzistencën e virusit, duke treguar eksperiencën e saj me Covid. Ajo shprehet se e provoi vetë se çfarë do të thotë të kalosh një formë të Covid të rëndë, ndërsa apelon qytetarët që mund të kalojnë një gjendje të tillë edhe pse nuk vuajnë nga sëmundje shoqëruese.

“Covid ekziston. Covid paraqitet në disa forma, mes të cilave janë të format e lehta, mesatare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca nuk ka ndryshuar. Pra, shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë dhe personalisht kalova një formë të rëndë. E provova vetë se ç’do të thotë të kalosh Covid në formë të rëndë. Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të dëgjojnë historitë njerëzore që janë shumë, të cilat tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mundesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të mbrojnë veten e të afërmit e tyre, pavarësisht moshës së tyre, pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese. Shpeshherë Covidi nuk pyet”, thotë ajo në një videomesazh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Për të gjithë ata që kanë dyshime për ekzistencën e virusit, do t’ju ftoja të dëgjonin prof. Silva Binon me eksperiencën e saj në përballje me COVID19. #RuajShëndetin ?COVID19?

A post shared by Ogerta Manastirliu (@manastirliu.ogerta) on