Aktualitet

Video/ Hap pas hapi, si ta bësh verifikimin digjital në aeroport

Video/ Hap pas hapi, si ta bësh verifikimin digjital në aeroport

Pajisjet elektronike që bëjnë identifikimin digjital të pasaportës janë vënë në punë në aeroportin Nënë Tereza. Të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare, britanike, të Kanadasë, BE-së apo Shteteve të Bashkuara, do ta bëjnë vetë kontrollin e pasaportës. Të vetmit që do ta bëjnë kontrollin me mënyrën e vjetër, tek polici, janë ata që kanë me vete fëmijë, ose që janë nën 16 vjeç.

Për pjesën tjetër, hapat janë këta:

Mbështeteni pasaportën në skaner, tek pjesa ku është fotografia juaj

Prisni mesazhin që thotë: Remove Passport

Pasi hapet dera, qëndroni në linjën e dytë ku bëhet skanimi i fytyrës

Nuk duhet të keni syze ose maskë kur bëhet skanimi

Mbajeni valixhen përpara vetes

Shiko videon më konkretisht!


Tiranapost.al