Video/ Hapet rruga për në Theth! Për Pavlin që të dëgjuam

Reshjet e dendura të dëborës shkaktuan bllokim të rrugëve në Thethin turistik. Prej ditësh banorët u ankuan se kishin me shumë se 10 ditë me këtë situatë. Ndërsa sot po bëhet pastrimi. Mjetet e Ushtrisë, Emergjencës dhe kontraktorët kanë shkuar për të çarë borën në rrugë.
Zv.kryeministri Erion Braçe ka postuar video nga puna që po kryhet, ndërsa i drejtohet Pavlin Polias, pronarit të një bujtine në Theth i cili ndau shqetësimin në TV për situatën në zonë: 'Pra Pavlin, jo vetem qe te degjoi kjo Qeveri e po investon ne rrugen e Thethit duke e ndertuar ate-ti e di qe jemi ne pune e siper, por edhe kete jave te veshtire, kjo Qeveri po ben gjithcka qe banoret ne Theth por jo vetem te kene mundesi levizjeje! Per ndonje qeveri a bashki tjeter nuk di une'!
Postimi i plotë i Braçes:
DUKE CARE BOREN NE RRUGEN
PER NE THETH!
Mjetet e #USHTRISE, Emergjences dhe kontraktoreve jane duke care boren rruges per ne Theth!
Pra Pavlin, jo vetem qe te degjoi kjo Qeveri e po investon ne rrugen e Thethit duke e ndertuar ate-ti e di qe jemi ne pune e siper, por edhe kete jave te veshtire,
kjo Qeveri po ben gjithcka qe banoret ne Theth por jo vetem te kene mundesi levizjeje!
Per ndonje qeveri a bashki tjeter nuk di une!
Dua te falenderoj ministrin e Mbrojtjes e ministren e Infrastruktures, Fondin Shqiptar te Zhvillimit per gjithcka qe po bejne!
*Tiranapost.al.
View this post on Instagram