Aktualitet

VIDEO/ I shpërtheu granata teksa punonte tokën! Ja kush është fermeri i plagosur

VIDEO/ I shpërtheu granata teksa punonte tokën! Ja kush

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Shqitas të Maliqit, ku një fermer është plagosur teksa po punonte tokën me frezë dhe ka rënë në kontakt me një granatë që ka shpërthyer, duke i shkaktuar dëmtime në dorë.

Sipas informacioneve të marra nga “Panorama” që ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes i plagosuri është 39-vjeçari Hergert Spahiu i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Tiranapost.al