Aktualitet

Video/ Ismail Kadare përcillet për në banesën e fundit

Video/ Ismail Kadare përcillet për në banesën e fundit


Mes duartrokitjeve është përcjellë për në banesën e fundit, shkrimtari i madh, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare.

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u mbajtën homazhet publike për Kadarenë ndërsa më pas nisi kortezhi për përcjelljen në bamesën e fundit. Kadare do të prehet përkohësisht në varrezat e Tufinës.