Aktualitet

Video/ Ja si duket Unaza e Madhe

Video/ Ja si duket Unaza e Madhe

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga Unaza e Madhe, e cila ndihmon në qarkullimin e automjeteve.

Unaza e Madhe, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, u çel plotësisht për kalimin e mjeteve më 30 dhjetor 2024.

Unaza e Madhe e Tiranës, është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve.


Ky projekt çliron Tiranën nga trafiku dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, pasi vlera e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është dyfishuar, duke shkuar në 1 200 euro/m², nga 600 euro që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade.