Aktualitet

Video/ Kështu do të duket Porti i Ri i Durrësit

Video/ Kështu do të duket Porti i Ri i Durrësit

Maketi i përfunduar i Portit të Durrësit është gati. Një video nga pamjet e ka shpërndarë në Facebook kryeministri Rama mëngjesin e sotëm.


“Dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Porti i Ri i Durrësit do të ketë edhe funksion turistik pas shndërrimit që do të pësojë. Projekti synon ta shndërrojë portin në Marinën më të madhe të Mesdheut.