Aktualitet

Video/ Kështu do të duket porti i ri i Durrësit

Video/ Kështu do të duket porti i ri i Durrësit

Pas nënshkrimit dje të Memorandumit të Bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara, për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, kryeministri Rama ka postuar një video me pamjet 3D se si do të duket.


“MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.