Aktualitet

Video/ Kështu duket unaza me pamje nga deti në Sarandë

Video/ Kështu duket unaza me pamje nga deti në Sarandë

Mbi gjurmët e rrugës ekzistuese, është bërë rikostruksioni dhe përmirësimi i unazës panoramike Lëkurës-Kanali i Çukës në Sarandë. Siç ishte paralajmëruar, është gati për sezonin e ri turistik që sapo ka nisur.


Kjo rrugë nuk ofron vetëm një pamje të bukur për turistët, por lehtëson edhe qarkullimin për ta dhe banorët e zonës.

Rruga është e gjatë 2.33 km, e gjerë 11 m dhe ka trotuare në të dy anët e saj.