Aktualitet

Video/ Konfuzion pandemie. Rama i jep Merkelit dorën, ajo e takon me grusht

Video/ Konfuzion pandemie. Rama i jep Merkelit dorën, ajo e takon me grusht

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave kancelaren gjermane Angela Merkel. Gjatë ceremonisë së pritjes kryeministri Rama është afruar duke i dhënë dorën zyrtares së lartë gjermane, por ajo e ka takuar me grusht. Një mënyrë përshëndetjeje që Covidi e ka bërë të zakonshëm.


Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë, ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.