Aktualitet

Video/ Kumbaro përlotet pas komentit të Edi Ramës

Video/ Kumbaro përlotet pas komentit të Edi Ramës

Pas Vlorë dhe Tepelenës, kryeministri Rama ka ndaluar në turin e falenderimeve pas rezultatit të zgjedhjeve, në Gjirokastër. Në fund të fjalës së tij Rama shprehu mirënjohjen për deputeten Kumbaro, njëherësh drejtuese politike e Gjirokastrës dhe Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.



“Dua të bëj në fund një falenderim shumë të veçantë të merituar plotësisht pa asnjë konflikt interesi sepse jam i bindur se pa personin që do falenderoj sot nuk do ishim kaq të buzëqeshur dhe besoj se të gjithë ju jeni dakord me mua sepse është një nga ato raste kur një udhëheqës krijon konsensus popullor Mirelën. Faleminderit Mirela. E di që i ka ngel peng Memaliaj. Taksirati i Partisë Socialiste”, tha Rama.

Pas fjalës së Ramës, Kumbaro u përlot.