Aktualitet

Video/ Kur duhet t’i drejtohet spitalit një pacient me Covid-19? Doktoreshë Bala: Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën

Video/ Kur duhet t’i drejtohet spitalit një pacient me

Kur duhet ti drejtohet spitalit një pacient me Covid-19? Këtë pyetje i kanë drejtuar qytetarët doktoreshë Silva Balës përmes rubrikës 'Zëri i Ekspertit', të lancuar nga ministria e Shëndetësisë. Doktoresha tregon se është mjeku i familjes që e bën këtë rekomandim i cili nuk duhet të neglizhohet kur ai thotë se duhet të shkoni në spital për të vijuar trajtimin në rast të rëndimit të gjendjes shëndetësore. Doktoresha sqaron se në shtëpi mund të kurohet vetëm forma e lehtë e sëmundjes së Covid-19.

Doktoreshë Silva Bala:

“Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, nëse ju drejtoheni tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për të vajtur për t’u trajtuar në spital, mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut. Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Mjeku kur mendon se sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, patjetër dhe është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendrat spitalore, nën trajtim të kontrolluar me ekzaminime dhe në ndjekje të vazhdueshme të gjendjes suaj”.

Në videon e postuar nga ministrja Ogerta Manastirliu, doktoreshë Bala bën dhe një thirrje për qytetarët:

 “Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën! Ju lutem edhe njëherë: Sa herë që të dilni nga shtëpia, mos e harroni maskën. Bëjeni maskën sendin tuaj më të domosdoshëm. Maska është pjesë e trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshmën”, thekson Bala në mesazhin e saj.