Aktualitet

Video/ Mbërrijnë emigrantët nga Londra, Rama hipën me ta në avion për në Kukës, biseda

Video/ Mbërrijnë emigrantët nga Londra, Rama hipën me ta

Kanë mbërritur emigrantët nga Londra e Britanisë në aeroportin e Rinasit. Me avionin e Air Albania ata do të flutorojnë dhe do ulen në pistën e aeroportit të ri të Kukësit.Kryeministri Rama siç kishte njoftuar i priti ata dhe hipi në avion ku do të zbresin në Kukës.

Video/ Mbërrijnë emigrantët nga Londra, Rama hipën me ta

Video/ Mbërrijnë emigrantët nga Londra, Rama hipën me ta

Kryeministri zhvilloi dhe një bisedë të shkurtër me ta:

Rama: Si shpjegohet që u bë aeroporti?

Emigranti: U pa puna

Rama: U pa puna e, tani do votosh PD?

Emigranti: Jo, ti e mbajte premtimin.

Rama: Ju solla pra ju solla. Por mos rrini afër.

Ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nisë me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që të nisë punën.

Emri e Aeroportit 'Zayed' është vendosur në nderim të emrit të Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, që solli ndihma gjatë kohës së luftës në Kosovë, që qytetarët e të cilëve vinin nga Kukësi drejt qyteteve të tjera shqiptare.

*Tiranapost.al