Aktualitet

VIDEO/ Mbërrijnë në Rinas edhe 40.800 doza të vaksinës AstraZeneca: Së shpejti fillon vaksinimi i punonjësve të fasonerisë

VIDEO/ Mbërrijnë në Rinas edhe 40.800 doza të vaksinës

Pak minuta më parë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, 40.800 vaksina anti-COVID të kompanisë AstraZeneca në kuadër të projektit COVAX.

Në pritje të vaksinave në Rinas është gjendur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj. Manastriliu ka bërë me dije se deri tani janë vaksinuar më shumë se 300.000 qytetarë dhe se ritmi i vaksinimit do të vazhdojë për të arritur deri tek qytetari i fundit.

“Sot kanë mbërritur nëpërmjet instrumentit të COVAX 40.800 vaksina të AstraZeneca-s, ashtu sikurse për të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë, qeveria ka bërë të mundur të parapguajë 1 milion e 140 mijë doza vaksinash, ku tashmë kanë mbërritur 38.400 që janë administruar në tërësi të gjithë arsimtarëve dhe pedagogëve, ndërkohë që sot vijnë 40 mijë doza të tjera të cilat pas gjithë proceseve do të shpërndahen menjëherë në të gjithë Shqipërinë për të vaksinuar të gjithë njerëzit mbi 60 vjeç dhe grupeve të tjera të riskuara si operatorët turistikë.

Deri tani kemi vaksinuar 300.000 qytetarë dhe nuk do të ndalemi deri sa të vaksinohet edhe qytetari i fundit. Ne do të ruajmë ritmet e larta të vaksinimit siç kemi bërë deri tani.”- ka thënë Manastirliu.

Nga ana e tij ministri Ahmetaj ka thënë se ndonëse Shqipëria aktualisht ndodhet në një moment të mirë duhet të vazhdohet të ruhet kujdesi, ndërkohë që ka lajmëruar që shumë shpejt do të fillojë dhe vaksinimi i punonjësve në sektorin e fasonerisë.

Tiranapost.al