Aktualitet

Video/ Mesazh nga Presidenti Biden për Shqipërinë

Video/ Mesazh nga Presidenti Biden për Shqipërinë

Në 100-vjetorin lidhjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, një mesazh nga Amerika ka dërguar për gjithë shqiptarët presidenti Biden.

View this post on Instagram

A post shared by ?????????? (@post.tirana)

Përmes një video uron këtë përvjetor, falenderon shqiptarët për mikpritjen e afganëve vitin e kaluar dhe në fund zotohet të ndihmojë dhe të jetë krah Shqipërisë në rrugën e integrimit.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës.
Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushi udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, tha Biden.