Aktualitet

Video-mesazhi i Yuri Kim për maskat: E pranoj se ndonjëherë jam fajtore, por nuk është kurrë vonë

Video-mesazhi i Yuri Kim për maskat: E pranoj se ndonjëherë jam

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka një thirrje për të gjithë shqiptarët apo shtetasit e huaj që ndodhen në Shqipëri: të mbahet maska aty ku nuk mund të zbatohet distancimi fizik. Me një video-mesazh ku shprehet e sinqertë se ka pasur momente që as ajo nuk e ka respektuar vendosjen e maskës, “por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur”.

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim:

Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t'u çlodhur. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe ta mposhtim COVID-19 së bashku.