Aktualitet

Video/ Momenti prekës kur nëna përqafohet për herë të parë pas 6 vitesh me djalin e nxjerrë nga kampi Al-Hol

Video/ Momenti prekës kur nëna përqafohet për herë

11-vjeçari Endri Dumani që u nxor nga kampi sirian Al-Hol, u takua sot pas 6 vitesh me nënën e dhe familjarët e tij, ndërsa e motra Eva u fsheh në kamp si një mënyrë për të refuzuar riatdhesimin ndërsa motivet mbeten ende të paqarta.

Momentet prekëse kur Endri Dumani u takua mes lotësh dhe puthjes me nënën e tij u filmuan live në profilin e Facebook-ut të kryeministrit Rama, i cili pati edhe një bashkëbisedim me ta duke i premtuar kthimin e vajzës 15-vjeçare.

Endri Dumani dhe Floresha Rasha me tre fëmijët e saj mbërritën sot në Shqipëri, pas operacionit të ‘Gjysmëhënës së Kuqe’ Siriane për nxjerrjen e tyre nga kampi.

Video/ Momenti prekës kur nëna përqafohet për herë

Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste.