Aktualitet

Video nga rruga e re Korçë-Ersekë që e shkurton distancën me 10 km

Video nga rruga e re Korçë-Ersekë që e shkurton

Kanë nisur punimet e pjesës së dytë dhe të fundit të aksit rrugor Korçë-Ersekë, një distancë prej 12 km.

Disa pamje i ka shpërndarë në Facebook përmes një videoje kryeministri Rama që shkruan: “MIRËMËNGJES

dhe me punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll të gjithë aksin e ri nga Korça deri në Ersekë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”.


Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash. Me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra, ose përkthyer në kohë, 20 minuta. Ndërtimi i tij synon të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit.

Ndërkohë shpejtësia e lejuar parashikohet të jetë nga 60 deri në 80 kilometra në orë.