Aktualitet

Video nga shtëpitë e reja në Vaqarr ku hynë dje 20 familje të prekura nga tërmeti

Video nga shtëpitë e reja në Vaqarr ku hynë dje 20 familje

Dy vite pas tërmetit të 26 nëntorit, 20 familje hynë në shtëpitë e reja në Vaqarr. 13 të tjera janë ende në ndërtim. Kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe drejtuesi i fondacionit “Fundjavë ndryshe” Arbër Hajdari ishin të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çelësave. Kurse Rama e nis ditën sot pikërisht me një video nga lagja më e re në Vaqarr.


Shtëpitë u ndërtuan dhe mobiluan me kontributin e 36 mijë donatorëve, kurse për ujin, rrugët dhe ndriçimin u kujdes Bashkia e Tiranës.