Aktualitet

Video/ Nis vaksinimi i stafit të Urgjencës Kombëtare, Brataj: Të ruhemi deri në dozën e dytë

Video/ Nis vaksinimi i stafit të Urgjencës Kombëtare, Brataj:

Sot në qendrën e vaksinimit në Stadiumin ‘Air Albania’ po vaksinohen stafi i Urgjencës Kombëtare.  Ndër të parët që u vaksinuan sot ishte edhe kreu i Urgjencës Skënder Brataj. Pamjet tregojnë momentin kur Brataj bën vaksinën ndërsa bën apel që personat që vaksinohen me dozën e parë duhet të vijojnë të mbrohen edhe 21 ditë larg nga doza e dytë. 

“Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”.

Ndërkaq, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijohet intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe inferimerëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’. 

“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.


*Tiranapost.al.