Aktualitet

Video/ Përfshihet nga flakët vila katër- katëshe tek 'Komuna e Parisit'

Video/ Përfshihet nga flakët vila katër- katëshe tek

Është përfshirë nga flakët një vilë katër katëshe tek Komuna e Parisitit, në rrugën "Skënder Luarasi". Videot që kanë mbërritur në redaksinë e Tiranapost.al tregojnë tymin e madh që del nga papafingoja e godinës. Forcat Zjarrfikëse kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes për të shuar flakët, po ashtu ka mbërritur dhe policia. Banorët pranë janë të frikësuar nga ndonjë shpërthim i mundshëm.

Shkaku i flakëve nuk bëhet ende me dije. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.