Aktualitet

Video/ Përfundon rruga e Lumit të Vlorës! Shkurtohet distanca për të shkuar në bregdetin e Jonit

Video/ Përfundon rruga e Lumit të Vlorës! Shkurtohet distanca

Rruga e Lumit të Vlorës ka përfunduar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin me anë të një postimi në Facebook ku thotë se kjo rrugë shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit me më shumë se një orë.

“Mirëmengjës dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.