Aktualitet

Video/ Nga sot bëhet i aksesueshëm aksi Thumanë Kashar

Video/ Nga sot bëhet i aksesueshëm aksi Thumanë Kashar

Prej orës 19:00 të kësaj të diele, do të bëhet i aksesueshëm aksi Thumanë-Kashar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.