Aktualitet

Video/ Presidenti Begaj merr Kushtetutën e Shqipërisë: Dita më e rëndësishme e jetës time

Video/ Presidenti Begaj merr Kushtetutën e Shqipërisë: Dita

Presidentit Bajram Begaj i është dorëzuar Kushtetuta e vendit nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Pas këtij momenti, Presidenti ka mbajtur fjalën e tij duke e quajtur të sotmen, ditën më të rëndësishme të jetës.


“Dua të falenderoj Ilir Metën për kohën e komunikimit së bashku kur unë kam qenë në krye të Shtabit. Për mua sot është një ditë e veçantë. Dita më e rëndësishme e jetës time. Do të jem shërbëtor i popullit tim”, tha presidenti Begaj.

FJALA E PRESIDENTIT BEGAJ:

Sot është dita më e rëndësishme e jetës sime. Ju drejtohem me nderin dhe privilegjin më të lartë të një individ të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit atë të Presidentit të Republikës.

Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetues dhe ligjeve të vendit. Për të mbrojtur pavarësinë e Republikës. Do të jem shërbëtor i popullit tonë, bashkëpunëtor i palëkundur i unitetit kombëtar. Do të jem kontribuues dhe përkrahës i komunikimit dhe nismave e ideve që çojë përpara shoqërinë tonë, Dialogu dhe bashkëpunimi midis forcave politike, dëgjimi i vëmendshëm i zërit të medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundësojnë që forca e tij të mishërohet në mirëqenie, zhvillim e progres për vendin. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve që kanë përgjegjësi për të mbrojtur dhe promovuar interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike për të arritur objektivat tonë kombëtarë. Do të mbështes çdo veprim për të arritur marrëdhënie të shëndosha midis institucioneve kushtetuese. Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi, jo thjesht se është kusht thelbësor për anëtarësimin në BE por edhe se ndërtimi i një sistemi gjyqësor të pavarur garanton luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.