Aktualitet

Video/ Pse rrjetet sociale nuk janë për Bashën dhe pikë!

Video/ Pse rrjetet sociale nuk janë për Bashën dhe pikë!

Një video e liderit demokrat Lulzim Basha po bëhet virale në rrjet, pas reagimit të papërshtatshëm që pati ndaj një qytetari.

Teksa Basha po bënte një video live në Facebook, i ndodhur në zonën e Kombinatit pranë tregut të fruta-perimeve, një qytetar kalon pranë tij.

Ky i fundit, në momentin që kupton se ndodhet live pranë Bashës, vendos të qëndrojë dhe të japë një buzëqeshje. Ai nuk lëviz nga vendi, ndaj kryedemokrati tenton ta fshehë duke dalë para tij.

Video/ Pse rrjetet sociale nuk janë për Bashën dhe pikë!

Pavarësisht se çfarë tha lidhur me varfërinë dhe akuzat për qeverinë, të gjithë vëmendjen e ka marrë mënyra sesi ai reagoi para asaj situate.

Video/ Pse rrjetet sociale nuk janë për Bashën dhe pikë!

Shumë qeshin, të tjerë mund ta kthejnë në një sfidë në Tik-Tok, ndërsa të tjerë e cilësojnë si mënyra e tij për ta mbuluar varfërinë.

Video/ Pse rrjetet sociale nuk janë për Bashën dhe pikë!

Ndoshta rrjetet sociale nuk janë mënyra që i përshtaten më shumë Bashës për të komunikuar me qytetarët, pasi nuk duan një sjellje tradicionale dhe klasike, por të dalësh nga katrori.