Aktualitet

Video/ Publikohen pamjet kur autorët qëllojnë me armë drejt hotelit ‘Voloreka’

Video/ Publikohen pamjet kur autorët qëllojnë me armë drejt

Mediat kanë publikuar momentin kur dy persona me kaskë kanë nisur të qëllojnë me kallashnikov në drejtim të hotelit “Volorekë”, në Tushemishtë.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë së hotelit, të cilat kanë fiksuar dy persona që qëllojnë e armë jashtë ambienteve të hotelit. Më pas ata largohen nga vendi i ngjarjes me motorr.

Kjo ngjarje është regjistuar një javë më parë në të njëtin vend ku sot u krye një atentat i dytë, por me më shumë dëme.

Ngjarja e ndodhur në 1 gusht nuk është bërë publike, ndërsa dyshohet që të njëjtët persona të kenë kryer edhe atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Sipas pronarit të hotelit Jetmir Muçllari, objektivi i autorëve ishte djali i tij.

Muçllari dyshohet të ketë pasur konflikte më herët, pasi një vit më parë atij i kanë grabitur një makinë. Në ambientet e gjykatës ai pati përplasje me personin e akuzuar si autor i kësaj grabitje. Kjo është një ndër pistat e hetimit për dy atentatet të ndodhur në biznesin e tij brenda një jave.