Aktualitet

Video/ Qarkullimi i makinave në të gjitha akset pa probleme, por ARRSH ka tre kërkesa për shoferët

Video/ Qarkullimi i makinave në të gjitha akset pa probleme, por ARRSH

Temperaturat janë të ulëta, por reshjet e dëborës në gjithë territorin kanë pushuar. Kjo ka bërë që situata me akset kryesore të shkojë drejt normalitetit, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është punuar për shpërndarjen e kripës dhe eleminimin e ngricave.

Pavarësisht se rrugët janë të lira dhe qarkullimi i makinave në të gjitha akset mund të bëhet pa probleme, ARRSH u bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit: 1-Reduktoni shpejtësinë 2- respektoni sinjalistikën rrugore dhe 3- pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë në rast se mund të duhen. 

Videoja dhe njoftimi i plotë:

Reshjet kanë pushuar në të gjithë territorin

Është punuar për shpërndarjen e kripës për eleminimin e ngricave

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

*Tiranapost.al.