Aktualitet

Video/ Rama kthesë të papritur, surprizon: Do ta rikthej teatrin e vjetër për fëmijët dhe ata që më bënë të reflektoj

Video/ Rama kthesë të papritur, surprizon: Do ta rikthej teatrin e

Nuk tregon se kur dhe sesi, por Edi Rama sot teksa mbronte godinën e re papritur bëri një lajmërim që nuk e priste kush. Teatrin e vjetër do ta rikthejë, por jo aty ku ka qenë dhe jo për artistët dhe politikanët, por për fëmijët.

'Teatrin e ri do e kthejmë shumë shpejt për fëmijët, do ketë pelegrinazh, do shkojnë nostalgjikët dhe jo këta që sot shkojnë në protestë', tha Rama. 

Dëgjojeni të plotë deklaratën e Ramës, të zbardhur dhe me video. 

Edi Rama:

'Projektin do e marrim origjinalin dhe do ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe politikanëve, artistëve-politikanë, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, do përputhen gjërat dhe do e kemi mes nesh, Jo aty dhe jo teatër. Për më shumë do e shikoni, dhe atëherë do shikojmë peligrinazhin për në Teatër, do shkojnë vetëm fëmjët mësuesit e tyre, për u mësuar vizatimin muzikën aktrimin, konkurset etj, dhe për tu treguar se çfarë ka qenë Tirana dikur, dhe mbase ndonjëri prej tyre kur të marrë vesh që do bëhet diku tjetër mha këta që protestojnë nuk do shkojnë. Nostalgjikët po.

Mendoj që ia vlen dhe do e bëjmë. E thotë Molieri, më llafe jemi të gjithë njësoj, por me vepra jemi ndryshe. Ça të bësh kur të del një si idiot me doreza të zeza dhe thotë çfarë do. Siç thotë Faik Konica: Shqiptarët të falin gjithçka, por jo suksesin. Fjalët e tyre do bëhen pluhur por veprat tona do të flasin edhe kur ne mos të jemi më në këtë qytet'.