Aktualitet

Video/ Rama sot takim në Milano me shqiptarët e Italisë

Video/ Rama sot takim në Milano me shqiptarët e Italisë

Pas takimit me shqiptarët e Athinës, kryeministri Edi Rama takohet sot me diasporën në Itali.

Takimi i cili zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë në të parin takim të Ramës me bashkëatdhetarët në shtetin fqinj.




Në një postim në rrjetet sociale, në lidhje me eventin, Rama ka shkruar se po niset nga Rinasi, për atë që e konsideroi si “vallja e dytë kuqezi në Europë”.