Aktualitet

Video/ Sherr me karrige e gota njëri- tjetrit një grup djemsh në lokalin në ish- Bllok

Video/ Sherr me karrige e gota njëri- tjetrit një grup djemsh në

Një video e xhiruar nga përballë lokal Whisky tregon disa të rinj që janë përplasur me njëri –tjetrin, duke qëlluar me karrige e duke hedhur gota. Nga videoja që na ka dërguar në Inbox-in e Instagramit të Tiranapost një qytetar teksa e ka filmuar nga një kafene përballë, nuk shihet të kenë mbërritur forcat e policisë.


Vazhdimisht zona e ish- Bllokut, duke qenë qendër e të rinjve por edhe e kushtueshme ku kalojnë kohën djem me makina të shtrenjta e jo pak persona me precedentë penalë, nuk është hera e pare e një situate të tillë.

Konfliktet nuk mungojnë as tani në zonën e ish-Bllokut, ku na kishte marrë malli për qetësinë dhe kafenetë, por mesa duket nuk harrojmë të kthehemi tek vesi i vjetër.

Nuk dihet nëse në këto momente ka mbërritur policia apo jo.