Aktualitet

Video/ Shoku im i dhomës luftoi deri në frymën e fundit, por nuk ia doli! Mesazhi i të riut që u shërua nga koronavirusi

Video/ Shoku im i dhomës luftoi deri në frymën e fundit, por nuk

Erind Cara arriti të fitonte betejën me koronavirusit pas 9 ditësh trajtim në Spitalin Infektiv. I riu nga Tirana ndërsa qëndron jashtë ambienteve të spitalit tregon sfidën e tij me virusin, ndërsa tregon se humbi miq që i njohu gjatë betejës së tij, të cilët dolën nga spitali jo për të shkuar në shtëpi, por drejt banesës së fundit.

“Unë fitova betejën me Covid-19, por për të fituar luftën duhet kontributi i të gjithëve NE. Ky virus nuk të jep një mundësi të dytë. Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë, por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte ! Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askënd, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por mbrëmë ai u dorëzua, nuk ia doli dot, la çdo gjë mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shëndetshëm”, shkruan ai ndër të tjerash në Facebook.

Dëgjoni mesazhin e tij:

Mesazhi i plotë: 

Coronavirus kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten! Sot pas 10 ditësh në terapi pranë Spitalit Infektiv në QSUT dhe pas rezultatit të dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19 , mund të them që betejën time e fitova dhe po kthehem në shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë. Por humba dhe miq të cilët i njoha gjatë kësaj beteje që nuk ja dolën, dhe pse luftuan deri në frymën e fundit bashkë me mjek e infermier! Të dashur miq ! Unë fitova betejën me Covid-19, por për të fituar luftën duhet kontributi i të gjithëve NE. Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: Te qendrojmë ne shtëpi dhe të kalojmë kohë me familjarët tanë. Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundesia, lodhja etj .Sot është momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, të bisedojmë me njëri - tjetrin , t’u tregojmë sa shume i duam. Po po sa shumë i duam prinderit, motrat, vëllezërit, gjyshërit, miqtë e të gjithë ata që ne konsumojmë me ta gjënë më të rendesishme “KOHËN” !

Dy fjalë për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndësi! Qëndroni ne shtëpi ! Ky virus nuk të jep një mundësi të dytë. Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë, por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte ! Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askënd, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por mbrëmë ai u dorëzua, nuk ia doli dot, la çdo gjë mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shëndetshëm. PRANDAJ, QENDRONI NE SHTEPI! Për disa të rinj të fort, e të shëndetshëm si unë, qëndroni në shtëpi, mendoni për familjarët tuaj, prindërit, gjyshërit imuniteti i të cilëve është më i dobët dhe COVID-19 e ka më të thjeshtë për t'i marrë në gjirin e tij.
NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !

Dy fjale të sinqerta për njerëzit më të rëndësishëm në këtë lufte, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe te gjithë ato qe shërbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19 . Ata janë front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Të mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gjë familjen, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, për te qenë aty për t'u shërbyer pacienteve te tyre, atyre qe nuk e donin këtë virus , por ai erdhi dhe i infektoj, por do iu shërbejë dhe atyre që thonin “Nuk na bën gjë ne Virusi“ se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihme dhe përkujdesje, kupton sa e rëndësishme është JETA, por qe tani nuk është vetëm ne dorën tënde, por te Mjekëve, Infermierëve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell, qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rëndësishme është JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet, punët, facebook, instagram, kafet dhe gjerat e pa rëndësishme.
Duhet të qëndrojmë në shtëpi qe këta Infermiere, Mjekë të jenë sa më pak të rrezikuar.
Një falënderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv: Dr Najaden, Dr Arjanin, Dr Gentin etj Infermieret Semi, Dasho, Lukja, Eni, Emanuela, e te tjer .
Ju Falënderoj pa mas për çdo gjë qe po bëni në ato kushte aq të vështira!