Aktualitet

Video/ Si u vodh zyra e dhënies së kredive në mes të ditës në Korçë? Dalin pamjet

Video/ Si u vodh zyra e dhënies së kredive në mes të

Ngjarja ndodhu në Korçë gjatë paraditës së sotme. Personi tashmë i identifikuar dhe i arrestuar nga policia shkoi në një zyrë për dhënie kredi dhe grabiti nën kërcënimin me thikë një shumë prej 92.800 lekësh të reja.

Policia ka publikuar pamjet filmike që kanë regjistruar momentin e vjedhjes, ku autori Dhimitraq Demiras, 25 vjeç, banues në Korçë kërcënon me thikë punonjësen. Pas grabitjes ai u largua me shpejtësi duke u fshehur në një rrugicë të lagjes nr 4 në qytetin e Korçës.

Gjatë kontrollit atij iu gjet sasia e parave që bragiti dhe thikën më të cilën kërcënoi personelin.

Materialet tashmë i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Videoja e plotë si më poshtë: