Aktualitet

Video/ Situata me rrugët nga dëbora, Balluku: Jemi në gatishmëri, duhet shpejtësi minimale e makinave

Video/ Situata me rrugët nga dëbora, Balluku: Jemi në

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat nën minus kanë shkaktuar problematika në disa akse në vend, duke shkaktuar dhe veshje të rrugëve me akull. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku nga inspektimi në segmentin e Qafë Plloçës  tha se janë 1000 punonjës dhe 350 makineri në terren për të hapur rrugët dhe për të shmangur bllokimin e tyre. Ajo th se janë vënë në dispozicion 5 mijë ton depozita kripe që hidhën në rrugë për çdo rast emergjence.

Lidhur me situatën aktuale ajo tha se në Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, rruga ka ngrirë dhe ndërkohë që ndërhyhet shoferët duhet të bëjnë kujdes duke ecur me shpejtësinë më minimale.

Belinda Balluku:

"Në Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, rruga ka ngrirë, ne do vazhdojmë ti kontrollojmë, po hedhim kripën, megjithatë automjetet duhet të tregojnë kujdes, duhet lëvizje me shpejtësi minimale. Gjatë gjithë natës pati reshje në Korçë, më pas kemi mot të mirë që mund të për përkthehet në ngrica, ne  jemi në gatishmëri. Në veri situata ka qenë më e mirë, pasi kemi parë Razmën, Koplikun që i kemi nën kontroll, nuk ka pasur reshje të reja, kontaktorët janë në gatishmëri. Vazhdojmë punën në zonën e Thethit. Kemi reshje dëbore dhe në Llogara, duhet pasur kujdes pasi shumë nga automjetet mund të lëvizin, për shkak të fundjavës, dëborës, duhet të plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë së automjeteve".