Aktualitet

Video/ Situata me rrugët pas dëborës, ARRSH tregon akset ku duhet të përdoren zinxhirë: Tregoni kujdes!

Video/ Situata me rrugët pas dëborës, ARRSH tregon akset ku duhet

Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton mbi gjendjen e rrugëve pas reshjeve të dendura të dëborës në zonat e thella të veriut dhe Jugut. Përmes një njoftimi në Facebook, ARRSH thotë se është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës në akset me ngrica nga temperaturat e ulëta ndërsa u bëhet thirrje shoferëve që të vendosin zinxhirë në goma nëse kalojnë në e Dardhës në Korçë që nga km 5 deri në km 13: në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik.  

ARRSH apelon që shoferët të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë.

Njoftimi i plotë: 

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë orëve të para të mengjesit reshjet kanë pushuar

Është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës

Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesitpër shkak të temperaturave të ulëta

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

*Tiranapost.al.