Aktualitet

Video/ Tensione mes protestuesve dhe Policisë në Divjakë, banorët tentojnë të heqin traun

Video/ Tensione mes protestuesve dhe Policisë në Divjakë,

Në ditën e dytë të protestës së banorëve të Divjakës ka pasur sërish tensione.

Protestuesit kanë tentuar të heqin traun dhe kabinën me forcë. Si pasojë janë përballur me forcat policore.

Pasi kanë thyer xhamin e kabinës, kanë deklaruar mbylljen e protestës për sot.

Ç`do të thotë vendosja e traut?

Hyrja në park do të jetë me pagesë. Bileta do të kushtojë 50 lekë për çdo individ.

Ç`kërkojnë protestuesit?

Protestuesit shprehen kundër vendimit dhe akuzojnë bashkinë për këtë vendim. Ata shprehen se nuk mund të paguajnë edhe për ajrin dhe s`mund të hyjnë në plazh me para.

Pikëpyetjet e kësaj çështje: Ministria apo bashkia? Pagesë vetëm për turistët apo edhe për banorët?

Ministria e Turizmit sqaronte dje se nga pagesa janë të përjashtuar banorët e zonës. Njëherësh duke nënkuptuar se vendimi nuk i përket bashkisë.

Kurse Erion Braçe, deputet i zonës thotë se vendimi nuk është i ligjshëm pasi banorët nuk kanë asnjë rrugë tjetër alternative për të shkuar në park dhe në plazh.