Aktualitet

Video/ Tërhiqet PD, Vokshi: Në Tiranë ishin marrë masat për shkollat

Video/ Tërhiqet PD, Vokshi: Në Tiranë ishin marrë masat

Partia Demokratike duket se është tërhequr nga akuzat e bëra një ditë më parë, për respektimin e masave të sigurisë nga qeveria dhe Bashkia në ditën e parë të shkollës.

Në një intervistë tek News 24, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se shkollat ku kryen inspektime në Tiranë i kishin marrë masat.

“Në pamje të jashtme duket se i kishin marrë një pjesë të masave për respektimin e protokollit të sigurisë së fëmijëve, aq sa janë shfaqur, sepse sigurisht, ne presim që informacione më të detajuara të na vijnë pasdite apo edhe në ditët në vijim. Duket që një pjesë prej shkollave, dhe kryesisht në Tiranë, i kishin marrë këto masa”, tha Vokshi.