Aktualitet

Videoja e abuzimit seksual me të miturën u postua në Instagram, flet roja: M’u afrua vetë

Videoja e abuzimit seksual me të miturën u postua në Instagram,

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Babrru të Kamzës, ku roja i shkollës së një të miture dhe tre djem të rinj e kanë përdhunuar. Mësohet se pamjet filmike ku shihej abuzimi seksual me të miturën kanë qenë publikuar në Instagram prej disa ditësh dhe kanë bërë xhiron e rrjetit duke marrë mijëra pëlqime.

Dosja.al i referohet burimeve nga policia dhe tregon se materiali prej 60 sekondash tregonte disa adoleshentë duke kryer veprime seksuale dhe një vajzë që dallohej se ishte e mitur. Por videoja është fshirë nga rrjetet sociale.

Roja 65 vjeç i cili është arrestuar ka dhënë dëshminë ku pretendon se vajza i është afruar vetë dhe se ai vetëm e ka prekur në vendet intime, por nuk ka abuzuar me të.

“Nuk kam abuzuar seksualisht me vajzën. Unë vetëm e kam prekur në vendet intime, ajo m’u afrua vetë,”– ka thënë 65-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në zonën e njohur si Bregu i Lumit.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se 65 vjeçari është arrestuar tashmë përballet me akuzat: 'Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur', 'marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç', 'shtytja e të miturve në krim dhe vepra të turpshme'.